Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme, në rrugën “Nikolla Tupe”, në kryeqytet.

Sipas ekspertizës së kryer është bërë e ditur se në trupin e njeriut është dalluar një shenjë, që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri.

Policia ka nisur hetimet duke verifikuar një mjet që ndodhej pranë vendngjarjes.

Sipas pistës së hetimit personi rreth të 50-ave është qëlluar sapo ka dalë nga vetura e tij dhe autorët janë larguar me një BMW të zezë.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje disa persona janë shoqëruar në komisariat.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1097″ exclusions=”10293″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook