Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre autorët e dyshuar të ngjarjes në Maliq.

 Tre autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dje në fshatin Podgorie, janë arrestuar sot, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të informacionit datë 27.12.2017, ju informojmë se Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

• E.XH 25 vjeç,

• J.XH, 48 vjeç

• M.B, 27 vjeç, (kushërinj mes tyre) të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook