Përmes një postimi në Twitter, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zbuluar lëvizjet e fundit në lidhje me trafikun e drogës.

Sipas tij, ngjarjet e fundit të ndodhura në qytetin e Elbasanit, kanë të bëjnë me ndryshimet e padronëve të trafikut të drogës. 

Ai shprehet se ardhja e padronëve të rinj, sjell dhe ndryshimin e “rregullave të lojës”.

Lufta për territor dhe linjat e drogës po bëhet gjithnjë e më e ashpër, shprehet ai, dhe kush nuk bie dakort me rregullat e reja “eliminohet”.

‘Vrasje, plagosje, kërcënime me eksploziv është tema e lajmeve këto kohë. Po lahen hesapet dhe po ndryshojnë padronët që kontrollojnë trafikun e drogës! Ata që nuk pranojnë rregullat e padronëve të rinj, eliminohen pasi kërcënimi nuk ka funksionuar… Ky është vetëm fillimi!’, shkruan Ylli Manjani në Twitter.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook