Policia spanjolle ka arritur të vërë nën pranga një të ri italian i cili në bashkëpunim me vëllanë e tij ekzekutuan me shotgun dy shtetas shqiptarë të cilët grabitën banesën e prindërve të vëllezërve italianë.

Bëhet fjalë për Alban Medha 51 vjeç dhe Ndue Bruka 28 vjeç, të cilët u qëlluan me plumb pas koke, pasi u ndoqën dhe u vranë në mënyrë makabër pas grabitjes në banesën e prindërve të autorëve të vrasjes.

Ngjarja ndodhi në vitin 2012 ku Maurizio Archinito 26-vjeç dhe vëllai i tij Mattia Archinito pas vrasjes u arratisën por dënimi na policia italiane iu dha korrikun e vitit të kaluar nën akuzën “vrasje për hakmarrje”.

Ndërkohë falë autorieteve spanjolle ditën e djeshme përfundoi arratia e italianit.