Ekstradohet nga Britania e Madhe kosovari i cili vrau motrën e tij në mes të qytetit në vitin 2013 në Prizren.

Me kërkesë të policisë së Prizrenit ai është ekstraduar nga Anglia për tu përballur me akuzat në vendin e tij.

Shtetasi me inicialet S.K mendohet të mos ketë qenë i vetëm, organet e hetuesisë janë duke e kërkuar edhe një të dyshuar tjetër lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Prizren, e ndodhur 4 vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur më 4 qershor të vitit 2013, në rrugën “Qazim Berisha”, afër rrethit të Bazhdarhanes, ku i dyshuari pasi kishte kryer vrasjen kishte ikur në drejtim të paditur. Motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta nga organet e hetimore.
 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook