Gjyshi i autorit të krimit monstruoz në Resulaj të Selenicës, Kujtim Zykaj, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që ka ndodhur dje mes dy familjeve që çoi në vrasjen e 8 personave.

Në derën e shtëpisë, gjyshi mes ngashërimash tregon se ai vetë, vëllai Demiri, dy nuset dhe nipat si dhe familja e Ridvanit ishin në një drekë familjare kur një nga nuset e ka akuzuar 24-vjeçarin se i kishte vjedhur kaposhët e detit. 

“Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte”, thotë i moshuari.

I pyetur se përse e ka bërë këtë, plaku i familjes Zykaj thotë: “Ja për të më bërë gropën mua”.

“Në drekë një nga nuset i tha që më ke marrë kaponjt e detit. Hëngrëm dhe drekën dhe u çua. I thashë ku do vesh, më tha do çoj dhentë në stan. Prindërit i shkuan nga pas. Erdha dhe unë, nuk gjeta njeri në shtëpi. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. (Ngashërehet) Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”, tregon gjyshi i autorit.

Ai tregoi se Ridvani ishte i ndarë nga i ati dhe jetonte vetëm. “Ridvanin e kanë të ndarë dhe rri lart. Rrinë me djalin tjetër”, tregoi i moshuari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook