Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brenda komisariariatit të policisë Fier, ku një inspektor policie ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Inspektori që i dha fund jetës i identifikuar si Kastriot Fafa 46-vjeç, është vetëvrarë brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë menjëherë pasi ka mbaruar shërbimin.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar policin të ndërmarrë aktin e rëndë, atë të vetëvrasjes.

Njoftimi i policisë

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook