Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër rreth orës 16:30, ku mbeti i vrarë shtetasi 35-vjeçari Ferdinand Polia nga Thethi.

Viktima ishte duke udhëtuar me automjet ku u qëllua disa herë nga persona ende të paidentifikuar.

Policia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe bashkëpronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Polia”, që mund ta shihni edhe në foto. Ai njihet ndryshe edhe si ‘Nardi i Bujtinave’.

Njoftimi i policisë Shkodër/ Informacion Paraprak

Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi F.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.