Është Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati. Në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj.

Vrasja e mëngjesit të sotëm e vëllezërve Bilali në qytetin më të madh të veriut, ka rezultuar “fatale” për Vehbi Bushatin, drejtorin e policisë në këtë qark, i cili është shkarkuar nga detyra.

Sandër Lleshaj ka njoftuar nga qyteti verior se është shkarkuar drejtori i Policisë atje, Vehbi Bushati dhe në vend të tij është vendosur Niko Brahimaj.

Ai tha se ishte sot në Shkodër për këtë arsye, por edhe për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy vëllezërit Bilali, ngjarje kjo e ndodhur paraditen e sotme.

Për t’i dhënë një impuls te ri kemi vënë ne policinë e Shkodrës Niko Brahimaj ne vend te Vehbi Bushatit. Erdha ne Shkodër për ketë arsye por edhe për ngjarjen e rende te ndodhur. Është vrasje për larje hesapesh ne Shkodër. Forcat e policisë po bëjnë maksimumin për ta zbardhur ngjarjen.

Qytetarët nuk kane perse te mos ndjehen te sigurte. Ne jemi ne proces hetimi për ketë ngjarje por edhe ngjarje te tjera. Shpresoj qe sa me shpejt te kemi rezultate”, tha mes tjerash ministri.