Gjendemi në rrugën qorre ku na kanë hedhur, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç duke folur për gjendjen aktuale të dialogut me Kosovën për të cilin ka shtuar se është ndërprerë për shkak të taksës së vënë ndaj mallrave serbe, përcjell agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.

Ka deklaruar se kjo masë mund të hiqet vetëm me një presion të madh ndaj Kosovës.

“Është e vështirë të shihet dalja nga kjo rrugë qorre në të cilën jemi gjendur jo me fajin tonë. Jemi të hedhur në një rrugë qorre e dikush tjetër me kujdes ka arritur deri këtu”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ai ka shfaqur shpresën se do të bëhet një presion i fuqishëm ndaj Kosovës që ta heqë taksën, kjo është e mundshme sipas tij, por frikohet se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Kështu kemi problem. Edhe ata kanë problem të madh. Për ne është shumë me rëndësi ta ruajmë stabilitetin, të mund të tregojmë me Kosovën dhe me të gjithë të tjerë”, ka përfunduar Vuçiç.