Ish ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani ishte i  ftuar në emisionin ’Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’. Ai nuk ka nguruar të komentoj ‘listën e zezë’ të Kryeministrit, teksa shprehej se një veprim i tillë është e papranueshme dhe anti-ligjore.

“Deri tek komunikimi publik nuk ka asgjë të keqe. Detyra e kryeministrit është të vjelë debate me publikun për çështjen e sistemit, jo njerëzit. Tani ai thotë nuk është sistemi, por njerëzit dhe kjo është e papranueshme dhe antiligjore. Pjesa më e rëndësishme në këtë listë është linçimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët linçohen vetëm në sistemin diktatorial.

Vettingu nuk bëhet nga Parlamenti. Linçimi publik i gjyqtareve dhe prokurorëve nga Rama ka dy risqe. E para se ata mund të kërkojnë mbrojtje. Tjetra është se bashkë me këtë kategori që kërkojnë mbrojtje mund të përfitojë edhe një gjyqtar apo prokuror që në fakt duhet të iki. Ja pse shkatërrohet vettingu me linçimet publike”-u shpreh Ylli Manjani,