Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgënjeshtruar delaratën e dhënë nga Edi Rama ku thotë se Dritan Zagani ka qenë i dënuar.

Në rrjetin social Facebook, Sali Berisha ka postuar deklaratat e bëra nga ish-oficeri Zagani  tek të cilat rrëzon gjithçka që deklaroi kryeministri.

Ja postimi i Berishës:

Zagani nxjerr Ramën cullak!

“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thonë në Bushat!

Të dashur miq, Rama mbrëmë, për t’u mbrojtur nga akuzat e Zaganit, tek Çani shpalli oficerin e pa dënuar kurrë, si të dënuar nga gjykata e krimeve të rënda! Kësaj shpifje të njeriut, që gënjen në çdo fjalë që nxjerr,

Zagani i përgjigjet me një fjale të vjetër të zonës së origjinës së tij, Bushatit të Shkodrës, e cila thotë: ‘Edhe budalla e ka krytin si njeri’!

Për më shumë lexoni shkrimin e mëposhtëm! sb

“Zagani u dënua nga Krimet e Rënda për dekonspirim”, ish-oficeri i përgjigjet Ramës me një thënie të vjetër

TIRANE- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje në ‘Zonë e Lirë’ për ish-oficerin e Antidrogës, Dritan Zagani se ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ‘dekonspirim’, vjen përgjigja e këtij të fundit. Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Zagani kujtoi një fjalë të vjetër të popullit nga zona që ai ka origjinës, Bushati i Shkodrës; ‘Edhe budalla e ka krytin si njeri’. Mes të tjerash ai ironizoi Ramën, nëse ky i fundit e ‘akuzonte’ se vinte nga Tropoja.

“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thot nje fjale e vjeter andej prej nga vi une….dhe qe ta di kush se di une vij nga Bushati Shkodres, po e them deri ne fund se ky dhe keta qe ka mbas me nxjerrin prap nga Tropoja, qe edhe te isha vec nder do ta kisha por nuk jam,,,,sa per parantez e them kete,,edhe pse nuk jam gazetar po them thjesht mendimin tim,…!

P.S… se kisha per asnje njeri ne vecanti..!”, shkruhet në postimin e Zaganit, ish-kreu i antidrogës në Fieri, e cili tashmë ndodhet në Zvicër bashkë me familjen, pasi ka fituar azil politik.

Ndërkohë, kryeministri Rama pohoi dje se: “E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook