Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman deklaroi nga Shkodra se numri i kriminelëve shqiptarë në vendin e tij, po kthehet në shqetësim.

Ai tha se aktualisht janë 762 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe se këto ditë, Londra po njeh një valë në rritje të krimit.

“70 për qind e tyre vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për trafik droge. Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve që merren me krime. Krimi i organizuar është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare,” tha ambasadori.

Një deputet laburist tha se bandat e drogës nga Europa Lindore, kanë sjellë këtë situatë të krimit të dhunshëm në Londër.

David Lammy bëri një krahasim me dramën “McMafia” dhe sipas tij, liderët politikë nuk po bëjnë asgjë kundrejt kësaj, madje shtoi se droga po shpërndahet me lehtësi, njësoj sikur dërgimi i picave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook