Policia ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur 1 vit më parë, në të cilën u vra një grua në Fier.

Mjeu i urgjencës e kishte shënuar si vdekje natyrale, mirëpo më në fund është zbardhur shkaku i vërtetë i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia e Fierit, ka vënë në pranga Namik Velaj, nga Patosi, i cili është arrestuar nën akuzën e vrasjes së gruas së tij.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Zbardhet vrasja e një shtetaseje nga bashkëshorti i saj në Janar të vitit 2017.

Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes.

Procedohet penalisht edhe mjeku i Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V.V, vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.

Pas një pune hetimore disa mujore  nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të meret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit:

-Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Degjeneron sherri, fieraku nxjerr armën dhe plagos 45-vjeçarin (EMRI)

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook