Pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Evropë, me një vlerë prej 2.3 milionë euro.

Kompania gjermane “Pro Aurum”, krijoi pemën e floririt. Kjo kompani merret me tregtinë e metalit të çmuar. Pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Floriri mbetet një nga mënyrat më të sigurta për të depozituar para, që ka parë një ringjallje vitet e fundit, për shkak të krizave të shumta financiare, inflacioneve dhe interesave të ulëta.

“Pro Aurum” në Mynih të Gjermanisë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.

Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2019 me monedhën e fundit. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.