Policia e Skraparit ka gjetur disa thasë të mbushur me kanabis në një zonë të pyllëzuar.

Lënda narkotike është gjetur në fshatin Ujanik, pas kontrollin të ushtruar nga policia në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”.

Aksioni u krye në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat.

Në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme u zbulua 697 kg kanabis, e futur në thasë.

Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook