Kompania “DH Albania” përdori skemën e mashtrimit ku fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro me dokumente të falsifikuara që arrin në përmasa shqetësuese.

Manipulimi i dokumentacionit në shtetin Delawer në SHBA që rezulton se noteri qe ka legalizuar dokumentacionin e firmës ne Delawer, Clay Robertson nuk rezulton të jetë pjesë e dhomës së noterisë në shtetin amerikan.

OST: “OST ka hapur një tender ku ka marrë pjesë një kompani e regjistruar në Delawer me emrin Dunwell Haberman. Kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin, të cilin e keni të bashkangjitur dhe rezulton se ato janë noterizuar nga noteri z. Clay Roberson, i akredituar ne zyrën publike të noterëve në shtetin Delawer. Ju lutem në duam të verifikojmë nëse këto dokumente janë vërtet të noterizuar prej tij?”

Përfaqësuesja e dhomës së noterëve në shtetin Delawer, Jamie VAnHorn ka kthyer përgjigje:

“Pas një kërkimi në regjistrat e dhomës publikë të noterisë në shtetin Delawer, rezulton se nuk ka një zyrë në emrin e Clay Robertson.”

Mashtrimi vijon më tej edhe me çertifikatën ISO, që kompania ka marrë nga shteti amerikan. Edhe ajo rezulton të jetë e falsifikuar. Në kërkesën për informacion drejtuar zyrës përkatëse që lëshon këtë dokument në Delawer, zv. Presidentja e këtij institucioni Lori Gillespie konfirmon se çertifikata është lëshuar pa autorizim.

Dosjet e dy tenderave për këtë skemë mashtrimi janë në prokurori, kanë nisur hetimet, por paralelisht mësohet se edhe autoritetet në Delawer po hetojnë për këtë skandal. Kompania “DH Albania” fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, një muaj pas krijimit të saj me dokumente të falsifikuar fitoi një tender në OST për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel Peshkopi, ndërsa tenderi tjetër ishte ai i për ndërtimin e lotit të parë të unazës së Tiranës. Një sërë personash që janë marrë me përgatitjen e dokumentacionit të dy tenderave janë punonjës të kompanisë Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, ç’ka ngre dyshimet të forta se pas këtij mashtrimi qëndron vetë zoti Ulaj.