Sherri mes lojtarëve me ngjyrë të Besëlidhjes dhe disa të rinjve në Lezhë që ndodhi mbrëmjen e sotme i habiti të gjithë.

Lojtarët e Besëlidhjes dhe të rinjtë ndodheshin në të njëjtin restorant.

Mësohet se shkaku i sherrit kanë qenë të rinjtë, që kanë ofenduar lojtarët afrikanë të Besëlidhjes duke përdorur fraza raciste.

Lojtarët kanë reaguar dhe situata ka degraduar deri në sherrin banal në rrugë, ndërsa tani dy lojtarë dhe njëri prej të rinjve janë shoqëruar për sqarim në komisariatin e Lezhës.