Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili pretendon se ka zbuluar arsyen e vdekjes së 48-vjeçarit shkodran, Ardian Kallami, që u gjet i pajetë në banesë.

Qytetari, i cili thotë se është kushëriri i viktimës, i shkruan Berishës se 48-vjeçari ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga efektivët e policisë, dhe si pasojë e kësaj, në kushte të rënduara psikologjike, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.

“Krim i shëmtuar shtetëror”, e cilëson Berisha ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së 48-vjeçarit nga Shkodra.

Postimi i plotë
Krim i shemtuar shteteror!

Polocia dhunon, torturon dhe çon ne vetvrasje qytetarin 48 vjeçar, Ardian Kallami! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z, Berisha pershendetje, deshta me denancu nji krim shtetnor qe ka ndoll sod ne barbullush, ne baz dyshimesh policija arreston e keqtrajton fizikisht e psikoligjikisht kushrinin tem Ardjan Kallami 48 vjeq, i randum nga dhuna ai sod u vetvra, un jam Françesk Zefi.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook