Bleta më e madhe në botë është zbuluar përsëri, pas disa dekadash që mendonin se kishte humbur.

Bleta gjigande, e cila është sa gishti i një të rrituri u gjet në një ishull në Indonezi.

Ekspertët e kafshëve të egra, pas shumë kërkimeve gjetën një bletë të vetme të gjallë, të cilën e fotografuan dhe filmuan.

Njihet si “Wallace” pasi u zbulua nga eksploruesi britanik, Alfred Russel Wallace, i cili e përshkroi atë në 1858. Shkencëtarët gjetën disa mostra në vitin 1981, por nuk është parë më që atëherë.

Në janar, një ekip ndoqi hapat e Wallace në një udhëtim përmes Indonezisë në një përpjekje për të gjetur dhe fotografuar bletën.