Ilda Bejleri e dashuruar me deputetin shqiptar.

Një lidhje e mundshme mes moderatores Ilda Bejleri dhe deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu bëri bujë në rrjetet sociale dhe u përfol gjatë.

Edhe pse pas lajmeve Bejleri ka mohuar se mes tyre ka një lidhje, burime të mediave  flasin me siguri se moderatorja dhe deputeti janë bashkë.

Ata u fotografuan disa muaj më parë nga paparaci i “DuaLajm.com” së bashku teksa dilnin nga një restorant në orët e vona dhe që atëherë kanë mbetur në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Gjithashtu, miq të çiftit po ashtu konfirmojnë lidhjen dhe deklarojnë se ata janë të rezervuar dhe duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut romancën e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook