Rreth orës 10.30 të paradites së sotme është grabitur me dhunë posta sekrete e prokurorisë Durrës.

Persona ende të paidentifikuar grabitën postën sekrete duke marrë prej andej dokumente të rëndësishme.

Dy autorët e grabitjes ishin të maskuar. Punonjësi i Prokurorisë po çonte postën, kur ia rrëmbyen çantën.

Mësohet se në prokurorinë e Durrësit gjenden disa prej dosjeve edhe për ish-zyrtarë të lartë të vendit, ndër ta dhe dosja e ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Kjo është një postë që shoqërohet nga persona të veçantë, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e dokumenteve.

Njoftimi i Policisë
Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen  të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook