Vargmalet dhe oqeanet ruajnë firmën e ekzistencës së një superkontinenti që quhej Pannotia.

Gjeologët Damian Nance e Brendan Murphy pas studimeve disa vjeçare pohojnë se ky kontinent gjigant ka ekzistuar realisht rreh 600 milionë vite më parë, dhe ka paraprirë superkontinentin tjetër Pangea.

Sipas tyre, Pannotia ka pasur një rëndësi të madhe në historinë e Tokës sonë dhe në evolucionin e oqeaneve, të atmosferës dhe biosferës.

Ciklet e formimit të kontinenteve dhe frakturave në to kanë ndikuar gjithashtu në mantelin e planetit tonë.

Ky studim rikonfirmon se dinamika tokësore është një cikël i afrimit dhe largimit të pllakave tektonike vazhdimisht.

Sipas gjeologëve, korja oqeanike më e lashtë aktualisht është krijuar rreth 200 milionë vjet më parë.

Sipas tyre Toka është përfshirë gjatë eksistencës së saj nga të paktën 7-8 cikle formimi e ndarje të supekontinenteve, dhe Pannotia mund të përfshihet në ciklin e parafundit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook