Largimi i moderatores Eni Vasili nga News24 drejt Top Channel, ishte një nga lëvizjet më të bujshme gjatë kësaj vere në median shqiptare.

Vasili do të drejtojë “Open”, emisioni i ri politik që do të nisë së shpejti në Top Channel.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili do të ketë një logo të re, ndërkohë që edhe studioja ku do të zhvillohet debati politik do të jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv në Top Channel.