Një fosil që i përket një gjarpri të lashtë me dy këmbë të pasme është zbuluar në Argjentinë.

Krijesa është emëruar Najash, sipas gjarprit biblik Nahash. Ky fosil siguron një paraqitje të jashtëzakonshme të evolucionit të një grup organizmash.

Studimi për këtë fosil është botuar në revistën Science Advances.

Kjo dhe fosile të tjera të reja ndihmojnë në përgjigjen e pyetjeve të gjata mbi origjinën e gjarpërinjve. Për shembull mënyra se si ata humbën gjymtyrët dhe evoluan kafkat e tyre shumë të specializuara.

Najash rionegrina është emëruar nga gjarpërit biblik ‘Kopshti i Edenit’ Nahash dhe Provinca Río Negro në Argjentinë, ku u zbuluan fosilet.

Fosilet e Najashit janë të vjetra rreth 95 milion. Ky gjarpër fosil me gjymtyrë të pasme fitoi një interes të madh të mediave. Ajo që e bëri Najashin unik është fakti se ishte një gjarpër tokësor që jetonte në një shkretëtirë, dhe jo një gjarpër ujor që jetonte në oqean.

Për më tepër, fosilet nuk ishin të ngjeshura nga pesha e sedimenteve mbivendosëse, kështu ato u ruajtën në tre dimensione, ndryshe nga gjarpërinjtë detarë fosile.

Fatkeqësisht, përshkrimi i parë i Najashit mbështetej në një kafkë shumë fragmentare.