Jonida Maliqi, këngëtarja e njohur, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh europian ‘Eurovison’ që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Izrael.

Në festivalin e 57-të në RTSH me këngën “Ktheju tokës”, me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit, Jonida Maliqi u shpall fituese dhe u votua me 228 pikë nga juria.

“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”,- tha mes emocionesh ajo.

Vendi dytë shkoi për Ledia Lufin dhe i treti, për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro, ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për, Eranda Libohovën.