‘Letra e Djallit’ është një mesazh që u mor nga një murgeshë në konventën e Palma Montechiaros.

Kjo letër është e veçantë sepse, nuk është shkruajtur në një gjuhë të njohur, ndonëse ka fjalë në greqisht dhe arabisht. Pikërisht për këtë arsye është quajtur “e djallit”, por jo vetëm kaq.

Sipas historisë, letrën e mori një murgeshë në një konventë benediktine shumë të njohur në Siçili. Ajo thoshte se e kish marrë nga vetë ‘demoni’ që donte ta tundonte. Vetëm ajo e kuptonte tekstin e letrës, të cilën që atëherë e firmosi me përgjigjen e saj: ‘ohime’, e që është ende qartësisht e dukshme.

Duka Giulio (i thirrur Duka Shenjt), ishte gjyshi i shkrimtarit të njohur siçilian Giuseppe Tomasi i Lampeduzës. Pasi rriti 6 fëmijët e tij, vendosi dhe arriti zgjidhjen e martesës dhe u tërhoq në manastir. Gruaja e tij, Rosalia Traina, dukeshë e parë e Palmës, bëri të njëjtën gjë me të bijat, një prej të cilave ishte Isabella Tomasi, murgesha që mori letrën. Ajo prehet ende në manastir që nga dita e vdekjes. Ishte ajo që e kërkoi me forcë ndërtesën, e cila ruan sot dorëshkrimin e vyer, i cili mund të shihet me kërkesë nga kushdo.

Nga 23 janari deri në 29 shkurt 2000, mesazhi u ekspozua për publikun me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së saj.

Mbi atë që shkruhet, shkencëtarët, historianët dhe ekspertët ende debatojnë, ndërkohë që kjo histori e jashtëzakonshme preku Giuseppe Tomasin e Lampeduzës; shkrimtari i njohur e vizitoi manastirin në vitin 1955, duke e futur këtë histori brenda romanit të tij të vetëm, në kapitullin kushtuar “Corberas së bekuar”.

LEXO EDHE:  Mos e besoni po deshët, por karakteri juaj zbulohet nëpërmjet stilit të preferuar në shtrat

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook