Oriola Marashi dhe Elvana Gjata janë padyshim dy prej femrave më të njohura e më të komentuara të showbizit shqiptar, të cilat vijnë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave.

Por askush nuk e dinte se vajzat në fakt njihen mirë me njëra-tjetrën, madje familjarisht.

Në profilin e saj në Instagram, mamaja e Oriolës ka bërë disa dedikime speciale për Elvanën, të cilën tregon se e kishte nxënëse dikur.

“Dikur e lumtur me nxënësit e mi,realizonim mbrëmje poetike dhe koncertale, sa të bukura të qeshura dhe të talentuara ishin.I doja dhe i ndihmoja me atë pasionin tim për artin. Nora Malaj mike e imja dhe e nxenësve i binte shpesh pianos. 3 prej këtyre vajzave sot janë te famshme. Elvana Gjata dhe Entela Zhula Këngëtare, Ina Xhaferi, poete. Jeta ime plot kujtime të bukura me nxënësit e mi”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve, ndërsa në një tjetër shpreh vlerësimin e madh për Elvanën, të cilën e njeh prej shumë kohësh.

“Do vij të të ndjek në koncertin tënd në prishtinë dhe i ftoj të gjithë miqtë e mi të vijnë. E kam ndjekur nga larg rritjen tënde me hapa galopantë. Ti e di dhe e ndjen që unë të dua si vajzat e mia, gjithmonë në zemrën time ka një vend të veçantë për ty, hyre në adoleshencën tënde të hershme dhe aty ke mbetur me atë dashurinë e pastër feminore,sejcila këngë e jotja më duket me e bukur se tjetra e sa herë i degjoj kam emocione të rralla.Je e paarritshme nga askush dhe unike në llojin tënd e mira dhe e bukura ime… Sukses e dashuri përgjithnjë në shpirtin tënd fisnik.”- përfundon mamaja e Oriolës.

LEXO EDHE:  Dëshmia e Vis Martinaj, çfarë u tha prokurorëve për 120 minuta