Një nga misteret më të mëdha në botë pa dyshim që është “Trekëndëshi i Bermudës”.

Në këtë zonë janë zhdukur dhjetëra anije dhe aeroplanë pa lënë asnjë gjurmë, duke e vënë në pikëpyetje të mëdha dhe vetë shkencën për aktivitetin e pashpjegueshëm që ndodh në këtë zonë.

Tashmë një shkencëtar nga Australia ka një teori tjetër për këto zhdukje misterioze. Karl Kruszelnicki thotë se zhdukjet e anijeve dhe aeroplanëve janë thjesht një gabim njerëzor. 

“Mendohet se në “Trekëndëshin e Bermudës” mbizotërojnë forca të mbinatyrshme. Por, pavarësisht fatkeqësive të shumta që kanë ndodhur në atë zonë, numri i avionëve të zhdukur është njësoj sa edhe në anët e tjera të globit kur kanë ndodhur gabime njerëzore”, thotë Kruszelnicki.

Megjithatë, përgjatë gjithë këtyre viteve shkencëtarët nuk kanë identifikuar asnjë faktor të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar zhdukjet misterioze.