Sipas El Mundo, gjatë krizës politike vitin e kaluar, raportohet se Lionel Messi e konsideroi seriozisht largimin nga Barcelona.

Gazeta e famshme deklaron se  Lionel Messi kishte marrë një ofertë nga City ku do të paguhej me një rrogë prej 250 milion eurosh në 5 vjet. Përveç kësaj, klubi anglez do të paguante dhe klauzolën e largimit të tij e cila mendohet të ketë qenë 250 milion euro gjithashtu.

Sipas artikullit, diskutimi për lëvizjen e mundshme të argjentinasit është bërë midis babait të Lionelit dhe CEO-s së City-t.

Nga kjo marrveshje, nëse babai i Messit do të arrinte të bindte djalin e tij të lëvizte te City, do të fitonte një shpërblim prej 50 milion eurosh.