Para disa javësh, arkeologët në Egjipt gjetën një varr (sarkofag) të zi në Aleksandri, të paprekur prej 2 mijë vitesh.

Aty u zbulua skeleti i tre personave të një familje, të cilët dyshohet se janë djegur të gjallë.

Duket se historia e sarkofagut të zi ka nxitur disa dëshira të cuditshme tek njerëzit.

Mbi 5.300 njerëz thonë se duan të pijnë nga lëngu i zymtë që u zbulua në sarkofag bashkë me eshtrat e lashta.

Dikush krijoi një peticion në ‘change.org’ për të “lejuar njerëzit të pinë lëngun e kuq nga sarkofagu i errët”. Autori beson se “lëngu i skeletit” duhet të bëhet në një pije të gëzuar kështu që kushdo që dëshiron ta pijë mund të marrë fuqitë e tij dhe në fund të vdesë.

Ideja u përhap aq shpejt sa u bëri thirrje mijëra njerëzve që të nënshkruajnë peticionin. Në komentet e shumta të njerëzve vihet re se disa kanë dëshirë të pijnë lëngun e skeletit sepse janë të etur, ndërsa të tjerë janë kuriozë për shijen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook