Protesta e studentëve para Kryeministrisë po sfidon reshjet e shiut. Studentët kanë hyrë sot në ditën e 10 të protestës duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Me shkresë zyrtare tek kryeministria, siç shprehen  vetë studentët, nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar  më parë të 8 pikat.

Nesër është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe për këtë, thuhet se ku mund të protestohet duke marrë në shqyrtim se nesër është ditë pushimi dhe shumë studentë shpërndahen nëpër rrethe.

Një person që nuk ka lidhje me protestën ndërhyn sa herë që flasin mediat përpiqet që t’i pengojë në raportimin e tyre . Për protestën dhe vendin ka  shumë ide, një pjesë e studentëve shprehet se do të protestojnë  nesër tek Zogu i Zi, por kjo ide duket se ka rënë poshtë. 

Një grup tjetër shprehet  se nuk  ka punë me rrugët, por kauza e tyre është tek kryeministria. Thirrje  mbarëkombëtare ka, por jo organizime të mirëfillta.