Pas rikthimit të saj në Shqipëri këngëtarja Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive dhe e pranishme në tregun muzikor, si me klipet e reja ashtu edhe me koncerte në qytete të ndryshme.

Klipi i saj më i fundit “Mike” i ardhur në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu ka patur një impakt mjaft pozitiv duke u pëlqyer nga publiku.

Elvana mund të jetë shumë e mirë, këngëtare e talentuar, por paska një zakon të keq, vonohet në takime.

Mëngjesin e sotëm ajo kishte lënë një takim me aktoren e njohur të teatrit Olta Daku. Por Elvana nuk ka qenë shumë korrekte me aktoren pasi e ka lënë që të presë plot 20 minuta.

“Elvana Gjata je 20 minuta me vonesë zemër”, ka shkrua Olta në një postim në “Instastory”.

Më pas aktorja ka postuar një foto me Elvanën ku shkruan: “Erdhi dreqi erdhi”, shoqëruar me një emoi zemër.