Supersticionet kanë ekzistuar që nga krijimi i qenies së parë njerëzore.

 Një numër i madh i tyre nuk kanë lidhje me asnjë bazë shkencore, arsye, bashkëkohësi, apo besim fetar, por pavarësisht kësaj ndodh që njerëzit të udhëhiqen dhe veprojnë duke iu referuar atyre.
 
Ja disa supersticione të ndryshme për pasqyrën, që besohen edhe sot:
 
Një pasqyrë e thyer mund të sjellë fat të keq. Shtëpia ku pasqyra është thyer nuk mund të ketë fat për  shtatë vite.
Gjithashtu, nuk duhet të shikoheni në pasqyrë gjatë natës, pasi mund të vjedhë shpirtin tuaj.
Mos e vendosni pasqyrën direkt para shtratit tuaj.
Është thënë gjithashtu, se pasqyra do të tërheqë shpirtrat e padëshiruar, të cilët mund të sjellin fat të keq mbi ëndrrat tuaja të ëmbla.
Një pasqyrë nëse vendoset në një vend të gabuar, mund të sjellë fat të keq dhe të ndikojë në cilësinë e jetës.
Pasqyrat janë të dobishme sepse reflektojnë energjinë në formën e dritës. Ato reflektojnë edhe energjinë pozitive të objekteve të bukura.
Në varësi të mënyrës se si i përdorni ato, pasqyrat mund të aktivizojnë dhe të shmangin energji të ndryshme rreth shtëpisë tuaj.
 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook