Emërtimi “Sarandë” i referohet qytetit me të njëjtin emër, ja prejardhja e tij.

Gjuhët janë tinguj e tingujt e bashkuar bëjnë fjalën e fjala e shkruar me gërma që çdo shkronjë shpreh një tingull nuk i reziston tingullit fillestar, për shkak të “Procesit” dhe duhet shumë kujdes, sepse tingujt me kalimin e shekujve tjetërsohen, ndryshojnë ose kanë të tilla tendenca.

Për shembull, emërtimi Sarandë ose Saranda që i referohet qytetit me të njëjtin emër, nuk ka të bëjë me atë që shumë shëmtuar mendohet se është, por vjen prej si: “s’ka er’ande”- nuk fryn erë andej. 

Flota ilire në kohë paqeje mblidhej në stërvitje tek gjiri i Sarandës, sepse atje ujërat janë të qeta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook