Djersitja është mënyra e natyrshme e trupit për vetëmbrojtje nga temperaturat e larta, po ashtu është funksion vital dhe i rëndësishëm i trupit tonë.

Ka shumë gjëndra djerse në trupin tonë, por ato më aktivet janë të vendosura në nënsqetull.

Djersët  i bezdisin të gjithë pasi ajo përbëhet nga proteina dhe acide yndyrore, e si pasojë lë shenja në rrobat.

Jo vetëm kaq por, era e djersës na bën të ndihemi shpesh herë në siklet.

Kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz përdorin deodorant. Shumë prej jush duan të ndalojnë djersitjen krejtësisht, por duhet të dini se djersitja është e mirë dhe e dobishme për organizimin tonë.

Përmes djersës, trupi eliminon toksina derisa sipas studimeve të fundit, këto toksina përmbajnë antibiotikë natyrorë që kanë një aftësi për të eliminuar mikrobet e dëmshme.

Prandaj, nuk duhet të përpiqeni të ndaloni funksionimin e gjëndrave të djersitjes por ta gjeni mënyrën më të mirë për të hequr qafe erën e bezdisshme.

Është shumë e rëndësishme për ju të dini se deodorantët e ndryshëm që përdorim, përmbajnë alumin që mund të shkaktojë kancer të gjirit.

E në vend të deodorantit është një zgjedhje shumë më e thjeshtë – limoni i gjelbër ose ndryshe i njohur si “lime”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook