Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi gjykata ka kërkuar dokumente që Prokurorët e çështjes Tahiri nuk i kishin.

Vetë Tahiri i ka bërë të ditura këto dokumente, i cili tha se prokuroria ka kaluar çdo limit me zgjatjen e hetimeve 5 herë.

“S’kam komentuar asnjë veprim të prokurorisë por pres që t’i shkojë drejtësisë deri në fund. Unë kam pritur dhe do pres deri në fund pavarësisht se gjithçka që po ndodh e ka kaluar çdo limit të paarsyeshëm. Një gjendje e tillë mjegullnaje nuk mund të vazhdojë dot më. Pavarësisht se hetimet janë zgjatur 5 herë është e para herë që kërkoj të mos ndodh më. Ka kaluar çdo afat të arsyeshëm”, deklaroi Tahiri.

Ish-ministri u shpreh se drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi.
“Në qoftë se kjo ndodh me mua, imagjino me njerëzit që kanë 1 mijë halle dhe nuk gjejnë të drejtën. Nëse kjo ndodh me mua por me ata njerëz që përplasen në dyer e gjykatave? Nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë pavarësisht se është sakrificë nga ana ime. I kam respektuar sepse besoj se çdo vendim edhe si pasojë e deklaratave të mia është vendim jo i drejtë. Kam heshtur në respekt e pastaj do flas.

Nuk kishte asnjë sekret ma besoni. Ju keni aq shumë mesazhe në telefonat tuaj nga prokurorët, sa nuk ka më sekret. Unë sigurisht i kam dhe mund t’i bëj publike. Gjykata kërkoi dokumentet që prokurorët nuk i kishin dhe u shty për të hënën.
Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal dhe ndërkohë në Itali prokuroria antimafia dhe gjykata ka thënë që nuk ka lidhje ky njeri. Kurse këtu vazhdon e zgjatet sepse kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Prokuroria reagoi për nxjerrje hetimi javët e fundit, ishalla nuk je vënë ti nën hetim por pres dhe në rastin tim të bëjë të njëjtën gjë”, tha Tahiri.

LEXO EDHE:  Këta që i quan kushërinjtë e mi, drejtësi deri në fund e dënim maksimal, Tahiri i përgjigjet Bashës

“Di të them që nuk e kam humbur durimin, unë do të pres deri në fund çdo vendim të prokurorisë dhe gjykatës por realisht e ka humbur sensin. Kur kjo ndodh me mua, po me njerëzit që nuk kanë mundësi”, tha ai.

I pyetur se a do publikohen mesazhet e prokurorëve për të cilat foli, Tahiri u shpreh se ka kohë për të gjitha. “Në këtë vend që jemi ne, nuk kalon njeri pa marrë faturën që i takon”, tha Tahiri.