Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes dhe betimit të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Në një deklaratë për mediat, lideri demokrat e ka cilësuar zgjedhjen e saj si një puç kushtetues.

Duke falenderuar qytetarët që reaguan pasi u shkel Drejtësia, Basha theksoi se kjo e fundit dhe prokuroria u morën peng nga kriminelët.

“Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta, kur shkelet Drejtësia, kur kriminelët marrin peng prokurorët për të fshehur krimet e tyre.

Puç kushtetutës, Rama shkeli Kushtetutën për të mbrojtur Tahirin, Dakon dhe veten e tij. Sot i treguam të gjithë shqiptarëve që nuk do bëhemi fasadë e autokracisë.

Ne nuk do pranojmë kurrë një narko-shtet me një narko-kryeministër, me një narko-Kushtetutë. Është fillimi i një rruge pa kthim për përmbysjen e diktaturës së krimit”, u shpreh Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook