Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se nëse fiton një bashki më shumë në zgjedhjet e 30 qershorit, është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se:

Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës:

‘Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme’, shkruan Bardhi në Twitter.