Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit  dhe për ato në Kavajë.

Kjo lëvizje e Partisë Demokratike është bërë 24 orë përpara afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve.

Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje, pas marrëveshjes së arritur me kryeministrin Rama.

Basha është duke përpiluar listat e kandidatëve për deputet që pritet të publikohen ditën e nesërme.