Lëvizja Socialiste për Integrim ka regjistruar kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë.

Në garën për kreun e Bashkisë, LSI do të përfaqësohet me Maksim Konën.

Zgjedhjet vendore në Kavajë do të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare, 25 qershor 2017.

Ndërkohë pritet zyrtarizimi i kandidaturave të PS dhe PD.

PS kishte zgjedhur Klodian Shehin për këto zgjedhje nëse do mbaheshin në datën e dekretuar, 7 maj 2017, por pas shtyrjes nuk dihet nëse PS do i qëndrojë kësaj kandidature.