Është gjithmonë interesante të zbulosh se ç’fsheh subkoshienca jote. Ndonjëherë, mund të jetë shumë interesante për të shpjeguar sjelljet e tua.

Doni të mësoni diçka të re për veten? Shihni foton më poshtë dhe pa hezitim zgjidhni çelësin me të cilin do të donit të hapnit baulen.

Nëse keni zgjedhur çelësin nr.1

Nëse keni zgjedhur këtë çelës do të thotë që jeni një person i kujdesshëm. Rreziqet dhe aventurat nuk bëjnë për ju. Nuk ju pëlqejnë shumë ndryshimet, por nëse diçka shkon keq papritur, irritoheni shumë lehtë. E gjitha kjo mund të transformohet në stres për ju.

Por jeta është diçka shumë e komplikuar. Ndodh që na shfaq edhe surpriza. Mos kini frikë. Përpiquni të pranoni gjithçka që po ndodh rreth jush. Në fund të fundit, ndryshimet në pjesën më të madhe të rasteve sjellin përmirësime, si ato pozitive edhe ato negative.

Nëse keni zgjedhur çelësin nr.2

Ky çelës thotë që jeni një person pak a shumë i komplikuar. Askush nuk e di se ç’ju kalon nëpër mend. Ndonjëherë duket se jeni mjaftueshëm i ashpër krahasuar me të tjerët dhe ndonjëherë njerëzit përpiqen t’ju evitojnë. Ndiheni mirë kur jeni në pozicione menaxheriale: ata që keni nën varësi ju respektojnë dhe nuk do t’i bënin bisht punës. Por në jetën e zakonshme duhet të jeni më i thjeshtë dhe më xhentil.

Nëse keni zgjedhur çelësin nr.3

Ju pëlqeu ky çelës? Mirë, atëhere mësoni që jeni një person me një shpirt delikat dhe të brishtë. E vëreni të bukurën në gjithçka, por e kanë shumë të lehtë t’ju ofendojnë. Jo gjithmonë arrini të reagoni. Nuk është e nevojshme të jeni të mirë me të gjithë. Ndonjëherë ia vlen të tregoni ‘dhëmbët’.

LEXO EDHE:  Po konsumoni alkool pa e ditur, ja ushqimet ku fshihet

Nëse keni zgjedhur çelësin nr.4

Nëse keni zgjedhur këtë çelës, atëherë jeni një person kreativ. Keni gjithmonë ide brilante dhe të jashtëzakonshme. Mund ta transformoni jetën tuaj në gëzim, por përtacia juaj shpesh bëhet pengesë. Kështu që duhet të luftoni pak me dembelizmin!

Nëse keni zgjedhur çelësin nr.5

Nëse zgjedhja juaj përkon me këtë çelës të veçantë, atëherë mund të themi se jeni një person i thjeshtë. Nuk e harxhoni kot energjinë tuaj vitale. Intriga nuk bën për ju. I shprehni gjërat direkt, ashtu siç janë. Ndonjëherë mund të duket se jeni një person i rezervuar, por në të vërtetë jeni selektiv. Miqtë dhe të afërmit janë gjithmonë me ju në siguri dhe pasiguri.

Nëse keni zgjedhur çelësin nr.6

Nëse keni zgjedhur këtë çelës, do të thotë që jeni optimist. Gjeni diçka të mirë në gjithçka  dhe kërkoni gjithmonë të shijoni jetën. Kjo qasje ju ka ndihmuar gjithmonë në jetë. Megjithatë, ndonjëherë tentoni ta shihni të mirën aty ku në realitet nuk ekziston.

Nëse keni zgjedhur çelësin nr.7

Nëse keni zgjedhur këtë çelës, atëherë jeni një person shumë i vendosur. Nëse nisni diçka, me siguri do ta çoni deri në fund. Dhe nëse ndodh që nuk i arrini objektivat, atëherë do të thotë që nuk e dëshironit vërtet. Mos i ndryshoni kurrë parimet tuaja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook