Është thuajse e pamundur që femrat të mos i pëlqejnë bizhuteritë. Ndoshta mund të mos pëlqejnë ndonjë lloj bizhuterie, por është e pamundur të mos i pëlqejnë të gjitha. Preferencat e tua tregojnë shumë për personalitetin tënd. Sot do të të sjellim në qendër të vëmendjes një test, i cili bazohet tek preferencat e tua. Mjafton të zgjedhësh një palë vathë nga ato në foto dhe të lexosh këshillën që ato fshehin për ty.

Vathët numër 1:

Je femër me shumë stil. Vishesh mjaft mirë dhe i rregullon bukur flokët. Në prioritetet e tua, ke gjithmonë mbajtjen mirë të vetes, aq sa shpenzon mjaftueshëm për produkte kozmetike dhe veshje. Edhe pse për ty martesa është mjaft e rëndësishme, ti i kushton më shumë vëmendje bashkëshortit, se sa fëmijëve.
Këshilla jonë: vlerësojini këto cilësi të mrekullueshme tek vetja juaj, pasi është thuajse e pamundur të gjesh një femër që e ruan me fanatizmën natyrën femërore në çdo detaj të mundshëm. Përpiqu të mos jesh pasive apo e nxituar, por ji e qetë dhe mirënjohëse në çdo moment.

Vathët numër 2:

Gjëja më sensuale e një personi është shpirti i tij, ndaj jetoji emocionet e tua në maksimum. Çdo moment ka vlerë. Mos e harro kurrë këtë gjë. Si askush tjetër, ti je në gjendje t’i përballosh vështirësitë me shumë guxim dhe kurajo. Në të njëjtën kohë, ke një stil dhe kapacitet për të mbrojtur parimet e tua. Në debatet me të tjerët, nuk ndryshon asnjëherë mendim dhe i qëndron besnike ideve dhe parimeve të tua.
Këshilla jonë: përdori mundësitë që të jepen për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Mundohu të mos biesh pre e pesimizmit, pasi thellësia e ndjenjave dhe mendimeve të tua është tregues i pjekurisë tënde të brendshme.

Vathët numër 3:

Qoftë nga stili i veshjes, qoftë nga stili i jetesës, je person unik. Nuk krahasohesh me të tjerët për këto dy aspekte. Je një person mjaft i gëzuar, aktiv, përherë në lëvizje. Kjo është arsyeja se pse ngjason për nga natyra jote me natyrën mashkullore, madje shpesh herë këtë gjë ta thonë edhe në rrethin tënd shoqëror.
Këshilla jonë: mundohu t’i mbash në ekuilibër rehatinë personale dhe aktivitetet e shumta që ndjek. Nëse e sheh se je e lodhur, mundohu t’i thuash “Jo” gjërave, sado të rëndësishme të jenë për ty. Nuk ka gjë më të rëndësishme se kujdesi për veten.

Vathët numër 4:

Je një zanë e vërtetë. Të pëlqen të qepësh dhe nga copa tepër të pavlera, mund të qepësh veshje tepër elegante për veten apo fëmijët e tu. Femrat si ty preferojnë të qëndrojnë pranë një mashkulli që kërkon të ketë një familjë të mirë në jetë.
Këshilla jonë: ke nevojë për pak hapësirë personale, sepse frymëzimi lind në qetësi. Hiq dorë nga veprimet e kota dhe nga njerëzit e pavlerë në jetën tënde dhe përkushtoji kohë vetes tënde.

Vathët numër 5:

Ke një karakter të hekurt dhe ke shumë durim, mirëpo në situata të caktuara reagon në mënyrë tepër të shpejtë. Ke kërkesa disi të larta për personin që kërkon në krahë, por kjo ndodh sepse i njeh mirë vlerat e vetes dhe e di se meriton më të mirën në jetë. Për vendimet që merr në jetë, nisesh shumë nga eksperiencat që ke.

Këshilla jonë: Mos puno shumë, ndalo për pak kohë dhe qetësohu. Në këtë moment, riorganizoji mendimet e tua dhe mëso të jetosh në harmoni me veten.

Vathët numër 6:

Shpirti yt kërkon kënaqësi, luks dhe lumturi të përjetshme. Veshjet e tua janë ndër më të bukurat dhe shpesh merr komplimente nga shoqet dhe shokët e tu. Shpesh nxitoheni në gjykimet që bëni për të tjerët dhe e keni vënë re këtë gjë tek vetja.
Këshilla jonë: mundohu t’i kufizosh disi emocionet, sepse mund ta ofendosh personin ngjitur me ty. Nëse ke bërë ndonjë gabim, mos i kufizo edhe kërkesat për falje, sepse falja është hyjnore. Duhet të dish se është virtyt i lartë të kërkosh falje.