Një shkencëtare amerikane është zhdukur pa lënë gjurmë në Kretë të Greqisë.

CNN raporton se bëhet fjalë për biologen 59-vjeçare Suzanne Eaton, e cila është zhdukur në mënyrë misterioze në ishullin grek.

Ajo punonte në Institutin Max Planck, në Universitetin e Drezdenit në Gjermani, dhe kishte shkuar në Greqi për një konferencë.

Ndërkohë, nga kontrolli në dhomën e saj të hotelit janë gjetur sendet personale të shkencëtares, si dhe pasaporta, portofoli, telefoni dhe para cash.