Ka zhvillime të reja në një prej “skandaleve rozë” që tërhoqi vëmendje të madhe mediatike në të gjithë botën para pak kohësh.

Mediat amerikane bëjnë me dije se aktorja e filmave p*rnografikë, Stormy Daniels, ka humbur betejën ligjore me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Madje, Gjykata e Los Angeles ka vendosur që ajo t’i paguajë 293 mijë dollarë presidentit Trump për tarifat e avokatëve të tij, si dhe 1000 dollarë të tjerë për shpifje.

Avokati i presidentit amerikan kërkoi 390 mijë dollarë për shpifje. 

Kujtojmë që p*rnostarja e njohur pretendoi se kishte një lidhje intime me Trump, kur presidenti amerikan ishte i martuar me Melanie.

Gjithashtu ajo akuzoi presidentin Trump se e pagoi me 130 mijë dollarë për të heshtur para zgjedhjeve presidenciale 2016.

Trump e paditi aktoren për shpifje, ndërsa tani duket se ylli i filmave p*rnografikë e humbi betejën e saj.