Një zjarr ka rënë pak minuta më parë tek Kodra e Selitës. Sipas raportimeve flakët kanë përfshirë bimësinë ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar flakët.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se flakët nuk paraqesin rrezik për banorët pasi zjarri  kanë rënë në një zonë pyjore.