Flakët e zjarrit vijojnë të jenë të pranishme ende në territorin shqiptarë. Pas flakëve në jug tashmë është një masiv pyjor në zonën e Thethit e cila ka marrë flakë. 

Nga të dhënat e para mësohet se një vetëtimë ka rënë mbi një pishë dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi. Menjëherë është nisur një helikopter drejtë vendngjarjes pasi terreni ishte shumë i thyer dhe ndërhyrja nga toka ishte mjaftë e vështirë.

Drejt vendngjarjes është nisur edhe një ekip i zonave të mbrojtura.