Rreth një orë më parë në ambientet e bodrumit të Ministrisë së Brendshme u raportua për një zjarr i cili sipas burimeve nga vendngjarja kishte rënë pranë dhomave të serverit të sistemit TIMS.

Në lidhje me incidentin e ndodhur ministria e Brendshme ka dhë detaje ndërsa thekson si pasojë e zjarrit është konstatuar dëmtimi i një stabilizatori të energjisë elektrike.

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.