Zona e njohur si “Ofiçinë” në kodrat e Patosit është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, shumë pranë puseve të naftës.

Forcat zjarrfikëse të Patosit kanë mbërritur në vendngjarje dhe mësohet se është mundësuar lokalizimi i flakëve, por të favorizuara edhe nga era rrezikohet sërish riaktivizimi i vatrës së zjarrit.

Fikja e zjarrit bëhet e vështirë edhe për shkak të terrenit të thyer. Është kërkuar ndërhyrja e forcave të tjera për të evituar përhapjen e flakëve.  Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të policisë.