Një zjarr ka përfshirë një apartament mesditën e sotme në Tiranë.

Zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët, ndërsa brenda u gjet e pajetë një grua e moshuar, e cila dyshohet se është asfiksuar nga tymi.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëseve bëri të mundur neutralizimit e flakëve, të cilat mund të ishin përhapur edhe në apartamentet e tjera të pallatit shumëkatësh.

Komshinjtë deklaruan se e moshuara vuante nga skleroze, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka qen aksidental në apartamentin e saj.